back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeNë prag të festës së Bajramit: Komuna e Skenderajt ndihmon mbi 2000...

Në prag të festës së Bajramit: Komuna e Skenderajt ndihmon mbi 2000 familje në nevojë

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Në prag të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ka nisur aksionin e shpërndarjes së pakove ushqimore- higjienike si dhe miellit për mbi 2000 familje në nevojë.

Me propozim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është marrë vendim që nga buxheti i komunës të përkrahen 1000 familje në nevojë, përfshirë këtu ato familje që janë nën asistencë sociale si dhe atyre që i është rënduar situata ekonomike që nga shfaqja e virusit COVID-19.

- Advertisement -

Kurse nga ndihma e njerëzve të vullnetit të mirë pako ushqimore- higjienike janë dërguar e do të dërgohen edhe tek me shumë se 1000 familje të tjera nevojtare.

Me rastin e shpërndarjes së këtyre pakove Kryetari i komunës, Bekim Jashari, në emër të qytetarëve të Skenderajt si dhe të familjeve në nevojë, u shpreh falënderues ndaj çdo donatori që ka kontribuar në gëzimin e familjeve me rastin e Fitër Bajramit.

“Meqenëse jemi në prag të Fitër Bajramit, që nga java e kaluar kemi filluar të bëjmë shpërndarjen e mbi 2000 pakove ushqimore për familjet që kanë nevojë për to, ku 1000 familje do të ndihmohen nga buxheti i ndarë nga komuna ndërsa mbi 1000 të tjera nga donatorë, humanist të ndryshëm, shoqata bamirëse, organizata vendore e ndërkombëtare dhe bashkëkombës nga diaspora jonë e dashur”, tha nder të tjera Jashari.

Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove është bërë nga lista e familjeve në asistencë sociale të cilën e posedon Drejtoria për Mirëqenie Sociale, e po ashtu në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave, të cilët kanë parë nga afër dhe kanë raportuar për rastet e familjeve nevojtare.

E gjithë shpërndarja e këtyre ndihmave tek familjet në nevojë po bëhet nga zyrtarët komunal përmes kryetarëve të fshatrave të cilët pakot po i dërgojnë tek secila familje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz