Në portin e Durrësit ndalohet kamioni me 700 kg kanabis
03
Lexo edheÇfarë ndodhi në ndeshjen mes Qeverisë dhe ambasadorëve (foto)
Një kamion me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike është ndaluar këtë të premte në portin e Durrësit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se në kamion me targa AA 283 MZ, i ngarkuar me aksesorë mobiliesh, është gjetur e fshehur një sasi prej rreth 700 kilogramë kanabis sativa.
Mësohet se kamioni po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, ndërsa droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, e cila më pas ka vënë në pranga edhe drejtuesin e automjetit, shtetasin R.R. 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.
Lexo edheÇfarë ndodhi në ndeshjen mes Qeverisë dhe ambasadorëve (foto)
/ Top Channel/