HomeRegjionaleDrenasNë përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Komandant Zejnullah Prokshit...

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Komandant Zejnullah Prokshit – Mesazh nga Driton Ajazi

Të ngjajshme

I dërgojnë foto të Klodit me Elijonën, reagon Alice: Keni zero respekt 

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, historia...

Tëvë1 transmeton hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Një hartë e madhe e Evropës dhe Azisë u...

Arrihet marrëveshja, Trossard drejt Besiktasit

Leandro Trossard do të bëjë hapin e radhës në...

Driton Ajazi kujton me nderim Komandant Zejnullah Prokshin në përvjetorin e parë të kalimit të tij në përjetësi

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Komandant Zejnullah Prokshit, Driton Ajazi ka bërë një postim prekës dhe plot nderim, duke kujtuar me mall, dhimbje dhe krenari figurën e një burri që dha gjithçka për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ajazi vlerëson lart jetën dhe veprën e komandantit, duke thënë se fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar madhështinë e tij. Sipas tij, Zejnullah Prokshi nuk kërkoi kurrë lavdi për vete, por e jetoi jetën për lavdinë e atdheut dhe për lirinë e brezave të ardhshëm.

“Një vit pa ty, Komandant, është një vit më i zbrazët, por ne nuk të kemi harruar… ndihemi shumë krenar që patëm fatin të njohim dhe të rrugëtojmë me një burrë me kaq vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare, siç ishe ti,” shkruan Ajazi në mesazhin e tij.

Ai thekson se kjo ditë duhet të jetë më shumë se një përkujtim – një rifreskim i betimit për të ruajtur vlerat dhe idealet për të cilat Prokshi dhe shumë të tjerë sakrifikuan jetën.

Në përmbyllje të mesazhit, Ajazi shpreh mirënjohjen e përjetshme për veprën dhe jetën e Komandant Zejnullah Prokshit:

“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës tënde, Komandant Zejnullah Prokshi. Qofsh i përjetshëm në kujtimin tonë dhe në historinë e kombit tonë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz