U ftuan për të folur për 3-vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Aosiciimit, por taksa e vendosur ndaj mallrave serbe përplasi sërish kryeministrin Haradinaj me zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, i kërkoi kryeministrit heqjen e taksës dhe kritikoi qeverinë edhe për ngecje në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Siç e kam thënë shumë herë me gjithë zemrën tonë, e kuptojmë porosinë e kësaj takse 100 përqind dhe e kuptojmë se pse është vendosur, por koha ka ardhur të shikojmë se çka është më e rëndësishme të bëhet. I bëjmë thirrje Qeverisë, veçanërisht kryeministrit, ta rishqyrtojë taksën 100 për qind, ta ketë një pasqyrë më të gjerë, sepse duam të kemi finalizim të dialogut. Tarifa 100 për qind nuk është vetëm shkelje e CEFTA-s, por edhe kundër MSA-së”, ka thënë Apostolova.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Haradinaj.
fajësoi shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherinin, se përfshiu çështjen e shkëmbimit të territoreve në dialog.
Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e taksës 100 përqind për mallrat e Serbisë.
Por, kryeministri Haradinaj insiston se taksa nuk do të hiqet pa pasur një kontratë për marrëveshje me Serbinë, që do të sillte njohjen reciproke.
Instituti EPIK, organizoi këtë panel diskutimi në 3-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, marrëveshjes së parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.