HomeLajmeNë përmbyllje të mandatit të shefit të EULEX-it, Haxhiu thekson rëndësinë...

Në përmbyllje të mandatit të shefit të EULEX-it, Haxhiu thekson rëndësinë e institucioneve të forta dhe të pavarura

Të ngjajshme

‘Po Don’, Adelina Berisha vjen me projektin e ri

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka zgjedhur këtë fundqershori...

“Helvetikët” pa problem, shënojnë të dytin ndaj Kanadasë

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Zvicra kalon në epërsi ndaj Kanadasë

Zvicra ka kaluar në avantazh ndaj Kanadasë. Vargas ka realizuar...

Haradinaj: Ne u fokusuam te pasojat që besuam që mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar votuesit e Aleancës për...

Haradinaj: Politikat e qeverisë po sjellin pasoja shkatërruese për Kosovën

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar votuesit e Aleancës për...

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në pritjen e organizuar sonte me rastin e përmbylljes së mandatit të Shefit të EULEX-it, Gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano.

Me këtë rast, në fjalën e saj kryetarja Haxhiu tha se marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it është zhvilluar rreth çështjeve të vështira dhe të ndjeshme. Ajo veçoi punën e Misionit në fusha me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë, përfshirë drejtësinë tranzicionale dhe reagimin institucional ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

“Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së këtyre çështjeve, dialogu ka pasur gjithmonë rëndësi. Institucionet i shërbejnë më së miri qytetarëve kur flasin qartë, dëgjojnë me kujdes dhe e mbajnë përgjegjësinë ndaj qytetarëve në qendër të veprimit”, tjeksoi kryetarja Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se gjatë mandatit të tij si Shef i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka bartur një përgjegjësi të rëndësishme në një periudhë të ndjeshme. “Kosova e vlerëson profesionalizmin, seriozitetin institucional dhe qasjen e respektueshme. Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për përgjegjësinë që keni mbajtur në këtë detyrë, si dhe për shërbimin dhe bashkëpunimin tuaj”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Ajo tutje tha se misionet ndërkombëtare, për nga natyra e tyre janë të përkohshme, duke shtuar tutje se institucionet nuk janë.

“Prandaj, matësi i vërtetë i bashkëpunimit nuk është sa gjatë qëndron një mision, por sa më të forta, më të përgjegjshme dhe më të pavarura bëhen institucionet shtetërore. Në Kosovë, institucionet janë forcuar në kapacitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi, dhe vazhdojnë t’i kryejnë detyrat kushtetuese e demokratike që i takojnë Republikës”, tha Haxhiu.

Në fund, kryetarja e Kuvendit i uroi suksese z. Giovanni Pietro Barbano, në angazhimet e tij të ardhshme.

“Shpresoj që nga Kosova të merrni me vete kujtimin e një vendi të ri në shtetësi, të qartë në vullnetin e tij demokratik dhe thellësisht të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe të ardhmes evropiane”, tha në fjalën e saj kryetarja Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz