BallinaRegjionaleDrenasNë përkujtim të dëshmorit Sami Bogiqi – Homazhe në 27-vjetorin e rënies

Në përkujtim të dëshmorit Sami Bogiqi – Homazhe në 27-vjetorin e rënies

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Sami Bogiqi, u organizuan homazhe përkujtimore pranë lapidarit të tij në fshatin Vukoc. Në këtë ceremoni nderimi morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkëpunëtorë të tij, familjarë të dëshmorit si dhe shumë qytetarë të zonës.

Kryetari Lladrovci, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e përjetësimit të veprës dhe sakrificës së dëshmorëve për lirinë dhe shtetin që kemi sot.

“Dëshmorët nuk harrohen kurrë, sepse liria jonë mban emrin dhe gjakun e tyre. Ata jetojnë përherë në kujtesën e popullit, si dëshmi e sakrificës më të madhe për atdheun. Nderimi për ta është detyrim moral dhe kombëtar,” u shpreh Lladrovci.

Kjo ngjarje përkujtimore shënon edhe një herë vlerësimin dhe respektin e vazhdueshëm që institucionet dhe qytetarët e Drenasit kanë për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz