back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëNë Pemishtë të Skenderajt fillon ndërtimi i lapidarit për Kamer Loshin (FOTO)

Në Pemishtë të Skenderajt fillon ndërtimi i lapidarit për Kamer Loshin (FOTO)

Të ngjajshme

Ka fillua ndërtimi i Lapidarit për dijetarin dhe heroin Kamer Loshin në fshatin e tij të lindjes në Pemishtë të Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Në luftat tona çlirimtare për mbrojtjen e vendit vazhdimsht kishim trima dhe heronj të shquar me emrat e të cilve ishte e lidhur historia e viseve tona. Gjatë një beteje të rreptë midis forcave armiqësore serbe dhe atyre shqiptare në Luftën e gjatë çlirimtare të Azem Galicës , një vend i madh nderi dhe krenarie kombëtare i përket edhe luftëtarit të famshëm Kamer Loshi i cili luftoi si një luan i palodhur për ta dëbuar armikun nga vatrat tona stërgjyshore.

Kamer Loshi është bërë lavdiplotë edhe përmes këngëve të ndryshme duke u radhitur ndër figurat më të çmuara të këngëve tona patriotike të cilat u përkasin periudhave më të ndritshme të historiesë sonë të lavdishme Kamer Loshi me 7 trima dhe dy vëllezërit e tij rrethohen në një shtëpi të rrethuar me gardh, të cilën e digjnin armiqtë, ashtu siç e kishin përherë zakon t’i digjnin shtëpitë tona/, duke u thënë atyre se nëse do të dorëzoheshin do të shpëtonin pa u ndëshkuar, por trimat luftuan si luaj të vërtetë kundër armikut.Se sa i dobët ishte armiku tregon edhe fakti se për t’i zënë 7-8 shqiptarë ata përdornin armë të rënda artilerike, siç ishin edhe topat siç ndodhi në rrethimin e Kamer Loshit,
Gjatë luftimit të tij epik ai ia len amanet Muratit kutinë e duhanit dhe orën e vetë të xhepit, duke thënë se nuk guxonte të ndodhte që armiku të pinte duhan në kutinë e tij dhe me shpresë se Murati do të shpëtonte.

Edhe në çasitin e vdekjes naçallniku e shqelmon Kamer Loshin kur afrohet tek ai, por trimi e vret me plumbat e tij të fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz