Në mëngjesin e sotëm gjendet një person i vdekur, polia jep detaje
03Përditësuar më

Lexo edheMe fëmijë të sëmurë, familjes 7 anëtarëshe iu ndalet sociali në Drenas

Sot në mëngjes në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete në mes të rrugës.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë në tokë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Lexo edheMe fëmijë të sëmurë, familjes 7 anëtarëshe iu ndalet sociali në Drenas
“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se ne fsh. Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova. /Express