back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNë këtë shkollë të Drenicës bëhet ndarja e mbeturinave në burim

Në këtë shkollë të Drenicës bëhet ndarja e mbeturinave në burim

Të ngjajshme

ShFMU “Rilindja”, në fshatin Dritan bëhet pjesë e projektit për ndarjen e mbeturinave në burim

Komuna e Drenasit po vazhdon me zgjerimin e shtrirjes së sistemit për ndarjen e mbeturinave të reciklueshme në burim edhe në shkollat tjera.

Nxënësit e ShFMU “Rilindja”, në fshatin Dritan do të kenë mundësi që tani e tutje mbeturinat e reciklueshme t’i ndajnë nga mbeturinat tjera që në burim pasi që shkolla sot u pajis me kontejnerët e verdhë për këtë qëllim dhe u bë pjesë e projektit për ndarjen e mbeturinave në burim.

Kjo shkollë gjithashtu themeloi Klubin e Gjelbër përmes së cilit shkolla do ta zhvillojë çdo aktivitet mjedisor me qëllim që nxënësit të pajisen me njohuri, shkathtësi për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit si dhe për ngritjen e vetëdijes dhe mobilizimin e nxënësve, mësimdhënësve e komunitetit për përmirësimin e mjedisit ku jetojnë. Për këtë qëllim Klubi i Gjelbër në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit tjerë mbollën fidanë në oborrin e shkollës.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people, plant, outdoor and nature

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz