BallinaRegjionaleNë këtë fshat të Skenderajt do të vendoset deponia e mbetjeve inerte

Në këtë fshat të Skenderajt do të vendoset deponia e mbetjeve inerte

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është diskutuar pika e vetme e rendit të ditës: propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për deponi inerte, e propozuar në vendin e quajtur “Delli” në fshatin Çirez.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se komisioni i eskpertëve, pasi ka hulumtuar territorin e komunës, për caktim të lokacionit, ka ardhur në përfundim se vendi i quajtur “Delli” është më i parshtatshmi për deponi.

Kryetari Jashari ka siguruar se deponia e mbetjeve inerte nuk do të përbëjë rrezik për ndotje të ujit të pijes për ekonomitë familjare të fshatrave, apo ndonjë rrezik tjetër.

Ai ka thënë se pasi të mbyllen gropat në atë pjesë, me mbetje inerte (material ndërtimor), Komuna e Skenderajt planifikon të mbjellë pisha.

Në fund të diskutimeve, Asambleja Komunale e ka votuar propozim-vendimin për caktim të lokacionit në fjalë për deponi inerte.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz