Në Jabuke të Zubin Potokut identifikohet një lokacion ku dyshohet se ka mbetje mortore – Prokuroria Speciale jep detaje
dp

Lexo edheOVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

Ata kanë thënë se sot, në kuadër të hetimeve që po i zhvillojnë në lidhje me këtë rast në Zubin Potok, është gjetur dhe identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabuke.
Sipas Prokurorisë dyshohet se aty mund të ketë mbetje mortore, shkruan lajmi.net.
“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme. Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/

Lexo edheOVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë
Postimi i plotë: