Komuna ende nuk e ka në plan këtë rrugë Për shkak të mungesës së trotuarëve në rrugën kryesore, fëmijët e lagjes “Xhamia” në fshatin Arllat të Drenasit, po e kanë vështirë të shkojnë në shkollë pasi që cdo ditë duhet të kalojnë nëpër rrugë dytësore me baltë e nën frikën e qenve endacak. Kjo situatë do të vazhdoj edhe për një kohë të gjatë pasi që në komunën e Drenasit nuk e kanë paraparë për sivjet shtrimin e trotuarëve në rrugën kryesore./21Media