Në Albi Mall me veturë 3Z: Parkohet në vendin e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar
BILLI

Lexo edheE zbulon Obduksioni: Hajni në Shtime ka vdekur prej plagëve të shkaktuara nga…

Jo rrallë herë kemi parë e në media është shkruar për keqpërdorimin e veturave zyrtare.
Të parkuara vend e pa vend, të furnizuara me gjëra personale, e madje duke shëtitur edhe në autostrada gjatë vikendeve, raste këto të shpeshta tashmë.
Ndonëse janë në “llupën” e qytetarëve dhe mediave duket se personat zyrtar që vozitin këto vetura nuk e kanë shumë problem të vazhdojnë të thyejnë rregulla.
Edhe ky ngasës i kësaj veture, ka bërë shkelje, i cili makinën e ka “rehatuar” në vendin ku i dedikohet personave me aftësi të kufizuar.

Lexo edheE zbulon Obduksioni: Hajni në Shtime ka vdekur prej plagëve të shkaktuara nga…
Të paktën ky zotëri e ka marrë mundin ta parkojë diku veturën e jo ta bllokojë ndonjë trotuar apo hapësirë publike.
