back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeNë aksident i vdiq e motra, mbesës iu copëtuan këmbët, shqiptarja ka...

Në aksident i vdiq e motra, mbesës iu copëtuan këmbët, shqiptarja ka një thirrje urgjente

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Dy ditë më parë në autostradën Tiranë- Durrës një makinë ku udhëtonin dy motra dhe dy fëmijët e njërës prej tyre u përplas rëndë me një fuoristradë që drejtohej nga një shtetas francez.

Si pasojë e aksidentit të rëndë,  nëna e dy fëmijëve 31 vjeçarja Mirela Daci, mbeti e vdekur në vend. Aksidenti ka qenë aq i fortë saqë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të çarë dyert e makinës së bërë copash.

Këtë të shtunë, JOQ ka publikuar mesazhin e motrës së Mirelës, e cila po ashtu u plagos gjatë aksidentit tragjik. Leonora Çerpja ka një thirrje dëshpëruese për këdo që mundet ta ndihmojë familjen, pasi vajza e vogël e të ndjerës ka thyer të dyja këmbët.

Për më tepër lexoni mesazhin:

Pershendetje! Kam nje rast urgjent dhe ju lutem tme ndihmoni. Jam Leonora Cerpia tezja e Sindi Dacit. Sindi eshte aksidentuar me date 28.02.2019 ne gjirin e lalsit ku mbeti pa jete mamaja e Sindit, Mirela Daci motra ime. Sindi ka thyer te dyja kembet, njeren kembe e ka te thyer siper gjurit, kocken kryesore si dhe ka plage te renda te hapura. Sindit i ka skaduar pasaporta dhe nese eshte e mundur kerkojme te na jepet nje zgjidhje qe ta dergojme ne spital jasht vendit. Nderhyrja duhet te behet urgjent brenda dites se neserme, pasi rrezikon te mbetet sakate. Nuk po me jep zgjidhje askush.Nuk eshte qeshtje pagesash por kerkoj suport nga shteti tme lejojne ta dergoj gocen ne spital ne stamboll pa pasaporte. Dje i varrosem mamin Sindit dhe sduam qe tna mbetet goca sakat. Ju lutem na ndihmoni. Kemi shpresa tek ju!”/Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz