back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaUncategorizedNë 12 vjetorin e pavarësisë, Kurti për herë të parë bën homazhe...

Në 12 vjetorin e pavarësisë, Kurti për herë të parë bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Të hënën, në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës janë paraparë aktivitete të shumta.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për herë të parë do ta vizitojë varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku do të vendosë kurora lulesh në respekt të tij.

Në këtë 12 vjetor nuk do të ketë parakalim të Ushtrisë së Kosovës nëpër sheshet e kryeqytetit, por që do të mbahet një ceremoni në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në një konferencë për media, në të cilën ka prezantuar të gjitha aktivitetet për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Janë mobilizuar bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, që të koordinojnë me të gjitha institucionet tjera relevante përfshirë Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, kryetarët e Komunave të cilët po ashtu kanë aktivitete”, ka thënë ai.

Abazi shtoi se meqë nuk është vit jubilar festimin do ta bëjnë me shumë respekt dhe modesti./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz