Ndodhë edhe kjo: Ministri jep dorëheqje disa orë pas emërimit
BILLI·
Një ministër i qeverisë së Estonisë dha dorëheqjen dje vetëm pasi ishte emëruar një ditë më parë. Marti Kuusik u betua si ministër i Tregtisë dhe Teknologjisë të hënën, por disa orë më vonë u vu nën hetim nga policia nën akuzën e dhunës në familje.
Kuusik ishte në mesin e një kabineti prej 15 anëtarësh të zgjedhur nga Ratas, i cili ka qenë kryeministër i vendit balltik që prej nëntorit 2016.
“Më lejoni të konfirmoj përsëri se akuzat e bëra kundër meje janë shpifje, unë nuk përfshihem në dhunë”, tha Kuusik duke cituar një “sulm të tmerrshëm mediatik” kundër tij nga gazetat estoneze dhe mediet e tjera.

Lexo edheU përplas nga traktori, Miss-i humb jetën
Ratas tha se ishte i kënaqur me vendimin e Kuusikut me dhënien e dorëheqjes, duke thënë “nuk ka vend për justifikime apo dyshime, siç e dimë që Estonia ka mijëra viktima të dhunës në familje”.















