Banorët e fshatit Krajinca e Ulët afër Leskovcit, në jug të Serbisë, tashmë 15 vite “heqin të zitë e ullirit” për të kaluar nëpër urë mbi lumin Morava. Rruga të cilën duhet ta kalojnë është shumë e rrezikshme sepse duhet të ngjiten nëpër shkallë të drurit të larta shtatë metra për të shkelur mbi urë, për të cilën thonë se vjen nga askund, dhe nuk qon askund.
“Do të doja që dikush nga pushteti të vjen dhe të hip nëpër këto shkallë. Kështu ne udhëtojmë në Evropë. Le të sheh e gjithë bota, ka thënë një vendas për televizionin serb “Prva TV”.
Autostrada e afërt e cila qon për në Maqedoni bukvalisht e ka ndarë këtë fshat nga toka të cilën e punojnë vendasit në anën tjetër të lumit. Gjatë punimeve në ndërtimin e autostradës janë shkatërruar vendet e kalueshme, gjegjësisht cekëtinat nëpër të cilat ata kalonin në anën tjetër të lumit.
“Lumi dikur ka qenë më i gjerë dhe më i cektë, por pas punimeve rrjedha u bë më e ngushtë, erdhi deri te kanalizimi, dhe tani lumi është më i thellë, shpjegon një vendas.
Lexo edheBanka Botërore financim 600 milionë dollarë për “Liqenin Tuz”















