Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Prekz të Epërm të Skenderajt, transmeton Gazeta Drenica Press,
Arrestimi i personit në fjalë ka ardhur pasi i njëjti pas një zënke me djalin e tij, në shenjë revolte kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Drenica Press/