Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka treguar se ka nisur ndihma juridike falas, garancia që askush nuk mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të gjendjes ekonomike


“Ky shërbim ofrohet përmes zyrave rajonale për ndihmë juridike falas në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Zyrën Rajonale në Pejë, duke e bërë të mundur që qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe të lehtë në këtë mbështetje.

Ajo u mundëson qytetarëve qasje reale në drejtësi, përmes ndihmës falas në përballimin e proceseve ligjore dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Forcimi dhe funksionimi efikas i këtij shërbimi mbetet thelbësor për një sistem drejtësie që është i qasshëm dhe i drejtë për të gjithë”. /Indeksonline/
