Ndëshkohet Douglas Costa, humbet këto ndeshje të rëndësishme
BILLI
Lexo edheJa kush e shënon golin e parë të fazës së grupeve të Championsit
Goditja me bërryl, me kokë, dhe përshtyma e hedhur në fytyrën e sulmuesit të Sassuolos, Federico Di Francesco, i ka kushtuar plot 4 ndeshje sulmuesit të Juventusit, Douglas Costa.
Në këtë mënyrë Costa do të humbasë takimet kundër Frosinones, Bolonjas, Napolit dhe ndaj Genoas.
Costa goditi me kokë, shtyu me bërryl dhe pështyu në fytyrë sulmuesin e Sassuolës, Federico Di Francesco, veprime këto që u ndëshkuan nga kryesori me karton të kuq.

Lexo edheJa kush e shënon golin e parë të fazës së grupeve të Championsit
Pas mbylljes së takimit, përmes një statusi në rrjetin social “Instagram” braziliani kërkoi falje për gjestin veprim që mbase mund të merret dhe parasysh nga drejtuesit e organeve kompetente.