Ndërron jetë ushtaraku i dytë, Elvis Naçi i ofron ndihmë familjes
BILLI

Lexo edheProfil/ Kush është major Tanushi, babai i 3 fëmijëve që humbi jetën nga shpërthimi në Letoni

Lajmi për vdekjen në Letoni të majorit Klodian Tanushi erdhi teksa në ekranin e News24 transmetohej emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.
Major Klodian Tanushi ishte bashkë me nëntetaren Zarife Hasanaj në bazën Adazi të Letonisë, kur një minë shpërtheu duke i marrë jetën në vend 32 vjeçares.
Klodiani i plagosur rëndë u shtrua në spital në Letoni, por nuk mundi të mbijetojë.

Lexo edheProfil/ Kush është major Tanushi, babai i 3 fëmijëve që humbi jetën nga shpërthimi në Letoni
Në studion e “Shqiptarëve…” Elvis Naçi tha se me zemër dhe shpirt i gjendet afër familjes së majorit dhe veçanërisht tre fëmijëve të tij të mitur ku vajza më e vogël është 1 vjeç.
“ Do donim mos ta dëgjonim këtë lajm, është një lajm shumë i rëndë, janë dëshmorë të Atdheut, nga Zoti vijmë tek ai kthehemi. Nëse familjarët e major Tanushit do kishin ndonjë hall, ne do jemi në rradhë të parë për t’i ndihmuar, ata janë fëmijët e Dëshmorit të Ardheut” -tha Elvisi në studio.