BallinaLajmeNdërron jetë një nga mjekët më të mirë të Skenderajt (FOTO)

Ndërron jetë një nga mjekët më të mirë të Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

​Ngjarjet e datës 20 prill

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,...

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA...

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë...

Skenderaj ka humbur sot një nga mjekët më të përkushtuar dhe më të dashur të qytetit, Zenel Dobranin. Tashmë i ndjeri ishte i  njohur për humanizmin dhe punën e tij të palodhur, ai vazhdoi ta ushtrojë profesionin edhe pas daljes në pension, duke iu gjendur pranë pacientëve deri në frymën e fundit, shkruan Drenica Press.

Familja e tij ka bërë të ditur lajmin e trishtë me fjalët prekëse: “Sot Zoti mori pranë vetes babain tim të dashur. Uroj që shpirti yt të pushojë në paqe dhe drita e Zotit të ndriçojë rrugën tënde në amshim. Do të mungosh përjetësisht, babi.”Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 16:00, në varrezat e qytetit në Polac.

Pas njoftimit të ndarjes nga jeta të doktor Zenel Dobranit, kanë pasuar shumë reagime nga figura të ndryshme të Skenderajt, duke shprehur ngushëllime dhe mirëmjohje për kontributin e tij ndër dekada./DRENICAPRESS/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz