Ndërron jetë nga i ftohti një 53 vjeçar
03

Lexo edheEdhe Shqipëria po zbrazet, rinia po migron shkaku i papunësisë

Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në Pogradec.
Mësohet se një person ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç.
Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer.

Lexo edheEdhe Shqipëria po zbrazet, rinia po migron shkaku i papunësisë
Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë. /Top Chanel