BallinaLajmeNdërron jetë Mbreti i Tajlandës, monarku më jetëgjatë i botës

Ndërron jetë Mbreti i Tajlandës, monarku më jetëgjatë i botës

Të ngjajshme

Laporta thotë se rinovimi i kontratës së Hansi Flickut do të vijë “së shpejti”

Presidenti i rizgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, ka premtuar...

Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian...

Syri i keq mos e paftë, Bora Zemani po duket mahnitëse në këtë pamje

Bora Zemani është një nga moderatorja me e pëlqyer...

Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej ka ndërruar jetë në moshën 88 në një spital në Bangkok.

Pak kohë më parë, monarku më jetëgjatë i botës, i cili qëndroi në front për 70 vite, u shtrua me urgjencë në spital, por pavarësisht përkujdesit të mjekëve, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Një infeksion i ri e gjunjëzoi 88-vjeçarin që vetëm para pak kohësh i ishte nënshtruar një trajtimi hemodialize, përcjell TCH.

Me qindra vetë ishin mbledhur përpara spital në pritje të një lajmi pozitiv, i cili nuk erdhi. Mes turmës kishte njerëz të veshur me të verdhë, ngjyra e mbretit; të tjerë mbanin bluza rozë sepse besonin se do të ndihmonin në përmirësimin e gjendjes së Mbretit.

Pas vdekjes së Mbretit, Tajlanda mbetet nën sundimin ushtarak, pas grushtit të shtetit të vitit 2014.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz