BallinaLajmeNdërpritet mësimi në shkollën “Faik Konica” – katër arsimtarë me COVID-19

Ndërpritet mësimi në shkollën “Faik Konica” – katër arsimtarë me COVID-19

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se sipas rekomandimeve të IKSHPK’së, mësimi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, do të vazhdojë online. Kjo pasi katër mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus

Zemaj ka shkruar në Facebook se IKSHPK ka testuar të gjithë mësimdhënësve, nga të cilët katër kanë rezultuar pozitivë.

“Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj thotë se IKSHPK ka rekomanduar që mësimi online të vazhdojë për dy javë.

“Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë. IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitorojë gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A””, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka kërkuar nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit t’i respektojnë masat anti-Covid, që të mos përsëriten rastet e njëjta./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz