KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e domosdoshme të energjisë elektrike.
Kësisoj, më 04. 03. 2017 në Palaj do të shkyçet dalja 10 kV prej orës 11:00-16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, TR private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.
Arsyeja e shkyçjes: montim – demontim i shtyllave.
Më 06. 03. 2017 në Gjilan do të shkyçet dalja 35 kV prej orës 11:00- 14:00. Por gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike nuk do të mbesë asnjë konsumator. Arsyeja e shkyçjes: debllokimi i ndarësve 35 kV.