back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportNderohen legjendat e futbollit, Hashim e Hajdin Ajeti

Nderohen legjendat e futbollit, Hashim e Hajdin Ajeti

Të ngjajshme

Mefail Bajqinovci zgjedhet kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje

Mefail Bajqinovci do të jetë kryetar i ri i...

Miratohet përbërja e 16 komisioneve parlamentare në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përbërjen e 16 komisioneve...

Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për mars 2026

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

Me një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të Drenicës nga Skenderaj dhe Trepçës nga Mitrovica, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku, pastaj veteranët e futbollit dhe sportdashësit, janë nderuar dy legjendat e futbollit të Drenicës, Hashim e Hajdin Ajeti, në përkujtim të vdekjes së tyre dhe respektit, për kontributin e dhënë në futbollin tonë drenicas.

Nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku, në emër të kryetarit Jashari, i ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë ngjarje sportive, në shenjë nderi për legjendat e futbollit të Drenicës.

Fillimisht, veteranët e futbollit nga këto dy skuadra elitare të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e vëllezërve Hashim e Hajdin Ajeti, ndërkaq për ceremonisë së homazheve, kanë zhvilluar ndeshjen, në fushën ndihmëse të KF “Drenica”.

Pas një loje të mirë, të treguar nga veteranët e futbollit, duke na kujtuar kohërat e arta të tyre, ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz