Ndalohet përdorimi i flamurit shqiptar në Mal të Zi?
Flamujt e pakicave në Mal të Zi nuk do të lejohen në institucionet shtetërore, por do të mund të përdoren nëpër dasma dhe ngjarje politike e kulturore.
Kjo do të vlejë për flamurin e Serbisë si dhe për ata të shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve, shkruan “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas kësaj gazete, kjo parashihet me Projektligjin e propozuar nga Qeveria e Malit të Zi rreth caktimit, përdorimit dhe shquarjes publike të simboleve kombëtare, i cili do të dalë për miratim para Parlamentit të këtij vendi.

Lexo edheSHQIPTARËT UA VENË ZJARRIN SHTËPIVE TË TYRE NË ZVICËR, ARSYEJA DO T’JU LEJË ME GOJË HAPUR
“Baza kushtetuese për nxjerrjen e këtij ligji ndodhet në dispozitën e nenit 79 të Kushtetutës së Malit të Zi, me të cilin përcaktohet se pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve nacionale të tjera pakicë u garantohen të drejtat dhe liritë sipas të cilave mund të përdorin individualisht dhe bashkë me të tjerët: të zgjedhin, të përdorin dhe të shquajnë simbolet kombëtare dhe të shënojnë festat kombëtare” i ka thënë kësaj gazete Mehmet Zenka, ministër për të Drejtat e Pakicave dhe të Nacionaliteteve.














