Dogana e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Inspektoratin e Tregut, kanë realizuar 12 inspektime në tregun e brendshëm, nën dyshimin për shkelje të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta.
Gjatë këtyre inspektime, janë ndaluar nga qarkullimi 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat dyshohet se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale, shkruan lajmi.net.
“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: