back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNdahen 1 milion euro e gjysmë për renovimin e stadiumit në Drenas

Ndahen 1 milion euro e gjysmë për renovimin e stadiumit në Drenas

Të ngjajshme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë vizitës që ka bërë në komunën e Drenas me kryetarin , Ramiz Lladrovci ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për renovimin e e stadiumit “Rexhep Rexhepi” i cili kap shifrën 1 milionë e 500 mijë euro.

Ministri Kujtim Gashi u shpreh se gjatë këtij takimi diskutuan edhe për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe procedurat e zhvilluara deri më tani për stadiumin kombëtar.

“Përmes kësaj vizite diskutuam shumë tema të ndryshme sa i përket fushës së kulturës, rinisë dhe sportit dhe trashëgimisë. Me theks të veçantë diskutuam edhe për stadium kombëtar për procedurat e zhvilluara deri më tani dhe fazat ku kemi arritur, por gjithashtu bashkë me komunën e Drenasit edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës do të fillojmë edhe ndërtimin e stadiumit ndihmës të Drenasit i cili do jetë me bari sintetik. Dhe unë e falënderoj kryetarin që ka qenë i gatshëm dhe përmes Kuvendit të komunës të ndaj parcelën për këtë stadium”, u shpreh Gashi.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duke folur për sukseset sportive të kësaj komune tha se përmes këtij memorandumi do i përshpejtojnë punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Lladrovci ka shprehur gatishmërinë e tij për zhvillimin e procedurave për ndërtimin e stadiumit kombëtar.

“I premtova ministrit që të gjitha procedurat për zhvillimin e punimeve ose atyre punimeve fillestare në stadiumin nacional do jem i gatshëm ta jap gjithë kontributin tim si kryetar komune por edhe si komunë që atje të zhvillohen sa më shpejt procedurat dhe sa më shpejt ta shohim stadiumin që ka filluar të ndërtohet një stadium që i ka munguar Kosovës, dhe një stadium që do të vendoset në vendin më të duhur jo pse i ka ra hise me qenë në komunën tonë”, ka deklaruar Lladrovci.

Pas këtij takimi ministri i Kukturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci vizituan edhe stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi” dhe vendin se ku është caktuar ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar edhe Skenderajn me ç’rast me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari ka nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz