back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaShqiptareNATO ndërton bazën gjigante të avionëve në këtë qytet të Shqipërisë

NATO ndërton bazën gjigante të avionëve në këtë qytet të Shqipërisë

Të ngjajshme

Allegri e nis me humbje rikthimin e tij te Milani, mposhtet nga Arsenali

Gjatë ditës së sotme është mbajtur ndeshja parasezonale mes...

Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar pushtetin...

Arsenali e nis me fitore kundër Milanit turneun parasezonal në Singapor

Arsenali ka shënuar një fitore të rëndësishme në përballjen...

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftua, se NATO do të ndërtojë në vendin tonë bazën ajrore më të madhe në Ballkanin Perëndimor.

Ky aeroport ushtarak, do të ngrihet mbi atë që ka funksionuar në kohën e diktaturës në qytetin e Kuçovës dhe investimi do të jetë mbi 50 milion euro.

Ky lajm ‘i papritur’ vjen në një kohë të trazuar për rajonin tonë, kur marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës janë tensionuar, kurse influenca ruse është në rritje.

Aktualisht është ‘zyrtarizuar’ teza, se Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin çështjen mes tyre duke bërë një rishikim të kufijve.

Ky variant po përkrahet fort nga presidenti Thaçi në Prishtinë dhe Vuçiç në Beograd, por ka gjetur kundërshti të forta nga pjesa dërmuese e klasës politike shqiptare.

Nga ana tjetër në këtë situatë,  serbët e Veriut të Kosovës i cili mbahet aktualisht i blinduar nga trupat e KFOR, kanë paralajmërojnë shpalljen e autonomisë.

Maqedonia nga ana tjetër është në një moment delikat, kur duhet të zgjidhë problemin e emrit me Greqinë. Kjo e fundit gjithashtu pas skandalit të spiunëve rus dhe përzënies së tyre, i ka marrëdhëniet me Rusinë në nivelin më të keq historik.

Mali i Zi nga ana tjetër, vazhdon të jetë në qendër të infiltrimit rus, edhe pas dështimit të grushtit të shtetit.

Ngritjen e një baze të madhe  ajrore të NATO-s në Shqipëri vjen, edhe në kohën kur integrimin në Bashkimin Europian, nuk po përparon drejt Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Të Fundit