NATO me një bazë detare në Shqipëri? Stoltenberg: Po vlerësohet si mundësi
BILLI

Lexo edheKomuna e Prishtinës reagon pas shembjes së dheut ku disa vetura ranë në hendek

Në konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se ekspertët po e shqyrtojnë si mundësi dhe më pas do të marrin vendimin nëse do të ngrihet ose jo një bazë detare në Shqipëri.
“Deri më tani asnjë vendim nuk marrë për ndonjë investim shtesë në një bazë detare, por është diçka që po vlerësohet nga autoritetet dhe ekspertët, dhe në bazë të kësaj do të merret një vendim”, u shpreh Stoltenberg.
NATO dhe Shqipëria janë duke punuar për ngritjen e një baze ajrore për aleancën, në qytetin e Kuçovës.

Lexo edheKomuna e Prishtinës reagon pas shembjes së dheut ku disa vetura ranë në hendek