NATO kundër ndërhyrjes ushtarake në Korenë e Veriut
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi të premten kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut, e cila do të kishte pasoja shkatërruese, sipas një interviste në selinë e Aleancës në Bruksel.
“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese. Mendoj se askush nuk e do këtë”, deklaroi Stoltenberg, i pyetur për retorikën luftarake të përdorur nga Presidenti amerikan, Donald Trump, për krizën koreanoveriore.
“SHBA-ja ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, por në të njëjtën kohë jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake”, shtoi ai.

Lexo edheRritet numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni
Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi me ashpërsi ndaj një seri testesh me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi dhe ndaj një testi bërthamor të kryer nga Pheniani duke e cilësuar liderin koreanoverior, Kim Jong-Un, “i çmendur me armë bërthamore” dhe duke kërcënuar se do të shfryjë “zjarr dhe zëmëratë” mbi Korenë e Veriut.














