Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Përkundër asaj që zjarret në pyjet në Kaliforni të SHBA-ve ende nuk janë vënë nën kontroll, thuhet se ka “përparim të madh” në këtë aspekt, por që ende vazhdon “gjendja emergjente”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lufta kundër zjarreve e cila vlerësohet si “zjarri më shkatërrues” që nga viti 1933 në Kaliforni ende vazhdon.
Rreth 5.700 shtëpi dhe vende pune në këtë shtet federal u shkatërruan, kurse numri i të vdekurve arriti në 36. Shumica e atyre që humbën jetën janë të moshuar, 19 prej të cilëve kishin humbur jetën në zjarrin në Sonoma.
Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të gazit në Kaliforni njoftoi se 34 mijë abonentëve u është ndërprerë energjia elektrike dhe se 47 mijë abonentë nuk mund të furnizohen me gaz natyror.
Përkundër përparimit, vazhdon “gjendja emergjente”
Lexo edheMinistri serb: Erdogani tani na do ne, ja pse u ftoh me Shqipërinë dhe Kosovën
Drejtori për Situata emergjente në Kaliforni, Mark Ghilarducci tha se përkundër përparimit të madh në vënien nën kontroll të zjarreve, ende nuk është eliminuar gjendja emergjente.
Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 mijë zjarrfikës.
Një grua shtatzëne e cila ka shpëtuar nga zjarri në një deklaratë për televizionin CNN tha se në një pikë ku ishte i pamundur kalimi me automjet për shkak të trafikut, ka ikur me biçikletë nga zjarri.














