back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeNagavci reagon pas dhunës në shkollën “Pavarësia”: Siguria në shkolla nuk është...

Nagavci reagon pas dhunës në shkollën “Pavarësia”: Siguria në shkolla nuk është opsion, është obligim

Të ngjajshme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në...

Dyshohet për shkelje të të drejtave të votimit në Suharekë – Prokuroria vepron me vetiniciativë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar opinionin publik se,...

Policia në Leposaviq gjen armë, identifikohet i dyshuari

Dje policia ka kontrolluar një shtëpi të pabanuar në...

Mourinho trajner i Portugalisë? “Special One” shihet si kandidati kryesor

Jose Mourinho pritet të jetë kandidati kryesor për postin...

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas raportimeve për një rast dhune në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, duke theksuar se çdo formë dhune në institucionet arsimore është e papranueshme dhe nuk ka vend në shkolla.

Në reagimin e saj, ministrja ka nënvizuar se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt, ku mbizotëron respekti, dialogu dhe mirëkuptimi, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësimdhënësit dhe stafin tjetër. Ajo ka theksuar se dhuna prek jo vetëm individët e përfshirë, por gjithashtu komunitetin shkollor dhe cenon sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Nagavci ka bërë thirrje për bashkëpunim mes shkollës dhe prindërve, duke theksuar se përgjegjësia për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve është e përbashkët. Vetëm përmes komunikimit të hapur dhe angazhimit të ndërsjellë mund të krijohet një mjedis i sigurt dhe mbështetës për nxënësit.

Ministrja ka kujtuar se mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për parandalimin dhe adresimin e dhunës në shkolla janë të qarta, dhe çdo rast dhune duhet të raportohen në Sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim (SMIA). Mosraportimi i rasteve përbën shkelje të drejtpërdrejtë të obligimeve institucionale.

Pas raportimeve për rastin në shkollën “Pavarësia”, Inspektorati i Arsimit ka kryer menjëherë inspektim në terren, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse, dhe çdo gjetje që bie brenda kompetencës së Inspektoratit do të trajtohet pa kompromis me veprime konkrete.

“Parandalimi i dhunës nuk është çështje deklaratash, por veprimi. DKA-të, drejtorët e shkollave, prindërit dhe të gjithë akterët përgjegjës duhet të veprojnë me përgjegjësi të plotë, sepse siguria në shkolla nuk është opsion, është obligim”, ka thënë ministrja në detyrë Arbërie Nagavci.

Ajo ka shtuar se Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar për forcimin e mekanizmave që promovojnë komunikimin, menaxhimin e konflikteve dhe mbrojtjen e mirëqenies së të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz