Nagavci njofton anulimin e vendimit për drejtor të IAK-së, thotë se u shkelën dispozitat ligjore
dp

Lexo edheNjë kamion bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është anuluar vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.
Nagavci ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bazë të kompetencave të saj, ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi. Në këtë linjë, për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës”, ka thënë Nagavci.

Lexo edheNjë kamion bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike
Ndërsa ka pohuar se Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.
“Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë.Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”, ka thënë ajo./Indeksonline/