Nagavci: LVV nuk është kundër gazit amerikan dhe bashkëpunimit me SHBA-të
dp

Lexo edheHaziri: LDK ende nuk është në gjendje të kënaqshme, synojmë rikthimin si forcë e parë

Në Debat Plus, Nagavci tha se për investimet në energjetikë duhet një qasje profesionale, duke vlerësuar kostot, prioritetet dhe ndikimin afatgjatë të projekteve.
Ajo theksoi se Qeveria Kurti tashmë është duke punuar në disa projekte në fushën e energjisë dhe se ka vazhdimësi në zhvillimin e tyre.
“Lëvizja nuk është kundër gazit amerikan dhe nuk është as kundër bashkëpunimit me Amerikën…Nuk ka asnjë diskutim profesional për rëndësinë strategjike për investimin, kostot, prioritet se si do të ndikojë afat gjatë, gjithsesi duhet përmendur që në sektorin e energjetikes Qeveria Kurti tashëm ka projekte në të cilat është duke punuar në vazhdimësi”, ka theksuar ajo.

Lexo edheHaziri: LDK ende nuk është në gjendje të kënaqshme, synojmë rikthimin si forcë e parë
Sipas saj, fokusi i ekzekutivit është edhe te projektet për energjinë e ripërtëritshme, për të cilat tha se po punohet në disa drejtime njëkohësisht.