back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptare“Na kthe borxhin”, 6 persona në Tiranë shantazhojnë 29-vjeçarin dhe familjarët e...

“Na kthe borxhin”, 6 persona në Tiranë shantazhojnë 29-vjeçarin dhe familjarët e tij

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

6 persona në Tiranë, 3 prej tyre vëllezër, kanë kanosur dhe shantazhuar një 29-vjeçar dhe familjarët e tij me pretendimin se i riu u kishte një shumë parash borxh.

Një prej tyre, Ersi Cekani, 26 vjeç është arrestuar, katër janë proceduar penalisht, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi, ndërsa shpalli në kërkim shtetasin A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.

“Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash”, njofton policia.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Ndaj këtyre shtetasve rëndon vepra penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz