back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenas‘Na këpute shpirtin, nuk e meritoje këtë fund! Rrjeti vajton drenicasin që...

‘Na këpute shpirtin, nuk e meritoje këtë fund! Rrjeti vajton drenicasin që humbi jetën tragjikisht në Gjermani

Të ngjajshme

Hajdin Thaçin nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit, ka humbur jetën në Gjermani deri sa ishte duke punuar në sektorin e ndërtimtarisë, shkruan DrenicaPress

I ndjeri kishte vetëm tre ditë që kishte lënë gruan dhe dy fëmijët për të shkuar në Gjermani, ku kishte gjetur punë në sektorin e ndërtimtarisë, por ai pati fatin tragjikë duke rën nga një lartësi deri sa ishte duke punuar.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhën edhe familjarët dhe miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

Shokët e tij  e kanë kujtuar me mall në Facebook.

Petrit Gashi, asamblist në KK-në e Drenasit është shprehur i trishtuar me vdekjen e bashkëfshatarit të tij.

“I dashur bashkëfshatar, mik, shok. Humbja jote para kohe dhe në moshë te re na trishtoj të gjithëve, na beri me lot e me vuajtje në shpirt. E rend qenka të shkruaj për ty, por edhe me e rend kur e di qe me nuk do të shoh më fizikisht sepse në zemrat dhe shpirtin tonë do jesh përherë. U largove për të gjetur një jetë me të mirë për vete dhe familjen, por ja qe Zoti e paska shkruar qe ti të shkosh në botën tjeter pa na përshëndetur”, ka shkruar Gashi.

E një mërgimtar e tregon takimin e fundit me të ndjerin në restorantin ku ia punonte.

“Ne dhjetor te vitit 2018 isha ne Kosove, shkova ne Restorantin PESHKOPIA te Drenas (ketu edhe banoi) ,ketu zakonisht kthehem gjithenje kur te shkoj ne pushime ne Vendlindje , me pelqen e mbi te gjitha stafi sherbyes sherben per mrekulli ,me kohen u bem edhe shoke me kamarierat e dashur e mbi te gjitha me z.Hajdin Thaqin .
U ula ,erdhi z.Hajdin Thaqi , Puntor shembullor , njeri bujar e i sinqert, me deshiroi mireserdhje ne pushime dhe me sherbeu me ato gjera q eune i porosita !!! 
U ndam miqesisht dhe shoqerisht .. z.Hajdin Thaqi me deshiroi pushim te kendeshem ne Vendlindje dhe gjithesesi prap te kthehem ketu ne Peshkopi!! Pa e ditur fare se ky do te jete edhe Sherbimi dhe pershendetja e fundit e z.Hajdin Thaqit , kamarieri im LAVDI , i leht te qoft Dheu i Kosoves !!!
NGUSHLLIME TE SINQERTA ,miqve dhe shokeve te z. HAJDIN THAQIT”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz