BallinaBotë“Na goditnin për të na lënë të gjymtuar”

“Na goditnin për të na lënë të gjymtuar”

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Hena Muhsin e cila pavarësisht se me vite të tëra ka mbështetur regjimin e Asadit, pa arsye është arrestuar dhe dërguar në burg.

Hena Muhsin, e privuar nga liria në burgun e regjimit të Bashar al-Asadit, duke treguar për torturat që i bëheshin të burgosurve, tha se “kuptonim se sa torturohet sipas zërit të tyre”.

Lëvizja Ndërkombëtare e Ndërgjegjes e formuar për të tërhequr vëmendjen për gratë që janë burgosur, torturuar dhe abuzuar në luftën në Siri e cila që 8 vite vazhdo për të kërkuar lirinë e tyre, dje organizoi aktivitet në qendrën e Kongresit Haliç të Stambollit. Lëvizja, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme deri më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë drejtim Anadolu Agency (AA), vazhdon të arrijë deri tek gratë që janë torturuar në burgjet e regjimit.

Hena Muhsin e cila pavarësisht se me vite të tëra ka mbështetur regjimin e Asadit, pa arsye është arrestuar dhe dërguar në burg, ndërsa një vit para asaj edhe të birin, në vitin 2013, forcat e regjimit e kanë privuar nga liria.

Në vitin 2014, ajo shpjegon, se një ekip para shtëpisë së saj e ka privuar nga liria, duke e dërguar atë në njësinë e inteligjencës së regjimit.

“Disa prej të burgosurve i përplasnin në mure. I godisnin me zinxhirë. Godisnin shpinat e tyre me shkopinj. Na goditnin për të na lënë të gjymtuar. Dëgjonim zëra ‘shuani cigaren mbi të’. Kam parë persona që iu hoqën thonjtë, dhëmbët. Dëgjonim zërat e të torturuarve. Sipas zërit të tyre dinim se sa torturohet”, u shpreh ajo.

– “Nuk kam dëgjuar nga fëmija im që nga dita e arrestimit”

Ajo më tej tregon se para se të burgoset, ka qenë atdhedashëse, ka shkruar poezi lavdëruese ndaj Bashar Al-Asadit. “Tani jam penduar për çdo fjali, për çdo shkronjë që kam shkruar”, tha Muhsin.

“Çdo kush në Siri u persekutua. Edhe ato që i mbështetën, edhe ato që kundërshtuan u persekutuan. Biri im nuk mbështeti opozitarët, por me vite është i burgosur… Nuk kam dëgjuar nga fëmija im që nga dita e arrestimit”, shtoi ajo

Sipas burimeve opozitare, në burgjet e regjimit sirian gjenden të paktën 500.000 persona. Nga ato të zbuluar, mbi 13.500 gra u torturuan ose u përdhunuan në burgjet. Mbi 7.000 gra ende gjenden nën duart e regjimit. /aa/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz