back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMZHE komenton dorëheqjen e drejtorit të Trepçes

MZHE komenton dorëheqjen e drejtorit të Trepçes

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të “Trepçës”, Ahmet Tmava. Ish-drejtori i Trepçës në arsyet e dorëheqjes së tij ka adresuar akuza drejtë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Thotë se Lluka e pengoi në kryerjen e detyrave.

Por pak orë pas dorëheqjes ndaj akuzave të Tmavës ka reaguar ministria e LLulkës.

Nga ky institucion deklarojnë se Llukës i skaduar afati më 5 shkurt të këtij viti. Nga MZHE thonë se letra e dorëheqjes së Tmavës është tërësisht tendecioze.

Kjo është komunikata e pltoë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik:

Fillimisht na lejoni të sqarojmë për opinionin, që mandati i drejtorit të Trepça Sh.A. ka përfunduar me datën 5 shkurt 2018, andaj, cila do letër “dorëheqje”, është tendencioze, jo e sinqertë dhe nuk krijon pasoja juridike.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e obliguar që të respektoj afatet dhe dispozitat ligjore për gjithë secilin udhëheqës të cilës do ndërmarrje publike, pra edhe për ish-Menaxherin e Trepça Sh.A. z.Ahmet Tmava.

Po ashtu, dëshirojmë të potencojmë se që nga marrja e mandatit Ministri Lluka në muajin Shtator 2017 ka qenë i angazhuar me të gjitha kapacitetet dhe ka trajtuar me prioritet çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin dhe administrimin e Trepça Sh.A. si rezultat jemi në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së anëtareve të Bordit Mbikëqyrës, të cilët janë të vetmit me kompetencë ekskluzive për përzgjedhjen e stafit menaxherial si dhe marrjes së vendimeve strategjike dhe në interes të ndërmarrjes.
Me datën 28 shkurt 2018, ministri Lluka ka pranuar një kërkesë nga ana e ish-menaxherit të Trepça Sh.A. z.Ahmet Tmava, për qasje në bankë, të cilën e ka refuzuar, duke pasur në

konsideratë që kërkesa si e tillë është jo e ligjshme dhe e parashtruar nga një ish-menaxher, të cilit i ka përfunduar mandati.

Në këtë drejtim, si dhe duke marrë parasysh interesin e punëtorëve dhe në përgjithësi të afarizmit të ndërmarrjes ka kërkuar që autorizimi për të operuar me paranë e ndërmarrjes të bartet tek personat kompetentë, në përputhje me aktet ligjore në fuqi si dhe praktikën e deritanishme.

Pretendimet për ndërhyrje të çfarëdo lloji janë të pabaza dhe qartësisht kanë për qëllim keq-informimin e opinionit publik e mbi të gjitha arsyetimin e veprimeve të njëanshme të ish-menaxherit z.Tmava, i cili pa kurrfarë njoftimi paraprak tek aksionari (në këtë rast Ministria e Zhvillimit Ekonomik), vendos të marrë pjesë në aktivitete, të cilat implikojnë shpenzime financiare për ndërmarrjen e të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz