back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMustafa për Osmanin: Ia çoi 100 mijë vota të LDK-së Vetëvendosjes, duke...

Mustafa për Osmanin: Ia çoi 100 mijë vota të LDK-së Vetëvendosjes, duke e tradhtuar partinë e vet

Të ngjajshme

Sot bëhen nëntë vjet nga sulmi me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës – një ngjarje e rëndë që tronditi vendin dhe që, sipas ish-kryeministrit Isa Mustafa që drejtonte Kosovën atë kohë, shënoi një kthesë të errët në rrugëtimin e shtetit drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Në një prononcim për lajmi.net, ish-kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa tha se sulmi me zollë, ashtu si edhe bombat e tjera të hedhura në institucione dhe në shtëpi private, kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në izolimin dhe regresin politik të Kosovës.

Përveç kësaj, Mustafa shpreh shqetësim të thellë edhe për reagimin e qytetarëve, të cilët, sipas tij, i shpërblyen me vota ata që qëndruan pas këtyre veprimeve.

Ai tutje përmendi edhe 100 mijë votat e LDK-së që Vjosa Osmani ia çoi VV-së duke e tradhtuar siç thotë ai partinë e vetë LDK-në.

“Çfarë është edhe më e rëndë, këto veprime qytetarët i shpërblyen me mbi 50 për qind të votave, përfshirë edhe pajën me rreth 100 mijë vota të LDK-së që ua çoi Vjosa Osmani, duke e tradhtuar partinë e vet, LDK-në,” ka thënë Mustafa për lajmi.net

Përplasjet e brendshme në LDK, çuan në përjashtimin e Osmanit nga grupi parlamentar dhe më pas në largimin e saj nga partia. Në zgjedhjet e vitit 2021, ajo garoi si kandidate për presidente në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, ku mori mbështetje masive nga votuesit, përfshirë një pjesë të elektoratit tradicional të LDK-së.

Ky kalim u pa nga shumë zyrtarë të LDK-së si “tradhti politike”, përfshirë Isa Mustafën, i cili vazhdimisht ka theksuar se Osmani i kishte çuar “pajën” me mbi 100 mijë vota drejt Vetëvendosjes, duke dëmtuar rëndë LDK-në në zgjedhje dhe strukturë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit