Mustafa: PDK e ka kuptuar moti lojën e Kurtit për të marrë sa më shumë pushtet, nuk ia dhamë kënaqësinë të bëjë filma
dp

Lexo edheBallkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Mustafa tha se Kurti nuk njeh tjetër logjikë përpos kapjes së të gjitha pushteteve.
“PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve. Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, ka shkruar Mustafa.
Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dështimi i të cilit proces çon vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Lexo edheBallkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes
Të hënën, Albin Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por takimi përfundoi pa marrëveshje për çështjen e Presidentit.