back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMustafa: Kosova e interesuar për thellim të bashkëpunimit ekonomik me Italinë

Mustafa: Kosova e interesuar për thellim të bashkëpunimit ekonomik me Italinë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa, falënderoi Italinë për përkrahjen që po jep në vazhdimësi për Kosovën, duke veçuar mbështetjen në proceset eurointegruese dhe zhvillimin ekonomik.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës është e përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe reformat e shumanshme që lidhen me zhvillimin e shtetit”, tha kryeministri Mustafa, duke e njoftuar ambasadorin italian edhe për zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.

Ambasadori Sardi, po ashtu, theksoi përkushtimin e Italisë për bashkëpunim bilateral me Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për organizimin e samitit të radhës të Western Balkans 6, që vitin e ardhshëm mbahet në Itali.

Të Fundit

Sport

ShowBiz