BallinaLajmeRemi lirohet me kusht

Remi lirohet me kusht

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës i është aprovuar kërkesa e lirimit me kusht.

“Aprovohet kërkesa për lirimin me kusht për të dënuarin Rrustem Mustafa…, (1971), lindur në Shajkovc të Podujevës. Rrustem Mustafa do të lirohet me 14 korrik 2016 dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e Shërbimit Sprovues të Kosovës deri me datën 1 prill 2017”, thuhet mes tjerash në aktvendim e Panelit për lirim me kusht të përbërë prej Emine Kqikut – kryesuese, Sevdije Morinës dhe Muhamet Berishës, transmeton Insajderi.

Paneli vlerëson se është arritur qëllimi i dënimit duke marrë për bazë raportin përmbledhës të ekipit profesionist të Qendrës Korrektuese të bindur në risocializimin e suksesshëm, gjithashtu është marrë parasysh edhe koha e vuajtur e dënimit me shumë se 2/3 e dënimit qysh prej datës 01.12.2015, si dhe premtimi i dhënë zyrtarit të shërbimit sprovues se do të bashkëpunojë me këtë shërbim deri në skadimin e kohës së rregullt të dënimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz