BallinaLajmeMustafa: Kosova dhe Mali i Zi model i miqësisë dhe bashkëpunimit në...

Mustafa: Kosova dhe Mali i Zi model i miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon

Të ngjajshme

Hoxhaj për tragjedinë në Austri: Kosova u trondit nga humbja e 3 bashkatdhetarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka...

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, foli për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

“Relacionet ndërfqinjësore të Republikës së Kosovës me Malin e Zi janë model për rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme brenda dy vendeve nuk i dëmtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, pasi që dy popujt dhe institucionet tona kanë vullnet të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes tyre”, tha kryeministri Mustafa.

Ambasadori Ferhat Dinosha, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, shprehu përkushtimin e Malit të Zi për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Ambasadori Dinosha, po ashtu, theksoi angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë, për zgjerimin e bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera në Kosovë dhe në Mal të Zi dhe për adresimin e çështjeve në interes të përbashkët. /Dreniac Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz