back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMustafa: Japonia partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës

Mustafa: Japonia partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim këshilltarin e posaçëm të Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili është njëkohësisht Konsull Nderi i Kosovës në Japoni, Isao Iijima.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat e deritashme në Kosovë dhe prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe të Japonisë, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e Tokios për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe z. Iijima biseduan edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve ekonomik, si dhe për aktivitete konkrete në këtë drejtim siç janë mundësitë e vizitave të investitorëve japonezë në Kosovë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në aktivitete të ndryshme ekonomike në Japoni.

Isao Iijima, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë duke theksuar njëkohësisht mbështetjen e mëtejme të Japonisë për Kosovën.

Z. Iijima, po ashtu, theksoi mundësitë e përkrahjes në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në procesin e njohjeve të reja për Kosovën si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve japoneze. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz