back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeMusliu: Xhamia të ndërtohet dhe të emërtohet sipas Shaban Jasharit

Musliu: Xhamia të ndërtohet dhe të emërtohet sipas Shaban Jasharit

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

“Mendoj që xhamia duhet të emërohet Shaban Jashari, që ka qenë një baba i mirë, një mësues i mirë, një gjysh i mirë, një mik i mirë. Kështu do të ishte për nder që kjo xhamia të emërohej sipas tij”

Hoxhë Osman Musliu, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se duhet ndërtuar patjetër xhamia në qendër të Prishtinës, dhe se sipas tij ajo duhet të emërohet Shaban Jashari.

Ai ka deklaruar se ata që kanë nisur peticion për ta ridizajnuar këtë objekt qëllim final e kanë që xhamia të mos bëhet fare, por se këtij qëllimi nuk do t’ia arrijnë dot, njofton Klan Kosova.

“Xhamia ka për qëllim t’u shërbejë qytetarëve. Dy kushte ka ndërtimi i një xhamie: të jetë e kthyer kah Kibla dhe të mos jetë e ndërtuar në tokë të uzurpuar. Krejt kjo zhurmë që po bëhet qëllimin e ka që të mos ndërtohet xhamia”.

“Atij që ia ka vrarë syrin dizajni i xhamisë, duhet ta dijë se vetëm në Prishtinë janë 45 mijë ndërtime paleje. Duhet që të rrëzohen plot ndërtesa të stilit komunist, fillimisht. Mendoj që krejt qëllimi është që të mos ndërtohet ky objekt fetar”.

“Mendoj që xhamia duhet të emërohet Shaban Jashari, që ka qenë një baba i mirë, një mësues i mirë, një gjysh i mirë, një mik i mirë. Kështu do të ishte për nder që kjo xhamia të emërohej sipas tij”. /klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz