back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeMusliu kritikon ashpër Kurtin: Ai është fajtori kryesor për helmimin e atmosferës...

Musliu kritikon ashpër Kurtin: Ai është fajtori kryesor për helmimin e atmosferës në shoqëri

Të ngjajshme

Costa: BE-ja e angazhuar për të mbështetur financiarisht Ukrainën për dy vitet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se...

Khloe Kardashian thotë se s’ka bërë seks që 3 vjet

Khloe Kardashian ka folur për jetën e saj seksuale. Gjatë...

Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar fuqishëm kundër kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përkeqësimin e atmosferës sociale dhe politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Musliu thotë se Kurti po luan rolin e viktimës, ndërkohë që sipas saj është ai vetë shkaktari kryesor i tensioneve dhe përçarjes në shoqëri, transmeton lajmi.net.

“Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të kapnajave linçuese dhe propagandës denigruese, Albin Kurti tash po pretendon se atmosfera është helmuar nga xhelozia dhe inatet,” shkruan Musliu.

Ajo shton se përgjegjësia për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi kryeministrin, i cili, sipas saj, nuk u distancua kurrë nga dhuna verbale dhe sulmet e ndjekësve të tij, pavarësisht ngjarjeve tragjike dhe nevojës për stabilitet politik në vend.

“Albin Kurti nuk u ndal as kur katër persona pësuan, as kur Kosova kishte nevojë për qetësi dhe as kur brigadat e tij nuk i kursyen fyerjet, shpifjet, sharjet dhe kërcënimet,” thekson deputetja. “Ai nuk dha asnjëherë një fjalë të vetme distancimi nga kjo dhunë verbale. Pra, për helmimin e kësaj shoqërie, fajtori kryesor je ti, Albin. Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton.”

Ky reagim vjen në një moment kur klima politike në Kosovë është tensionuar dukshëm, me debate të forta mes partive të ndryshme për ngjarjet e fundit dhe mënyrën se si po menaxhohet situata nga qeveria./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz