BallinaLajmeMusliu: Ju kallë bishti dhelpres – Kosova ka nevojë për lidership që...

Musliu: Ju kallë bishti dhelpres – Kosova ka nevojë për lidership që bashkon

Të ngjajshme

Trump paralajmëroi uljen e trupave në Gjermani, deklarohet Merz

Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të zvogëlonte trupat amerikane...

Bajqinovci godet Osmanin: Ne jemi me qytetarin çdo ditë e jo si ata që shfaqen çdo 5 vite e kur ju duhen votat

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar ish-presidentes...

Ditë me angazhime për Edon Zhegrovën, gëzoi tifozët e Juventusit

Edon Zhegrova ishte i zënë së bashku me dy...

Sikur të jetë janar… bora mbulon një pjesë të Jezercit në Ferizaj

Këto dy ditë, në Kosovë temperaturat kanë rënë krahasuar...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend pas zhvillimeve të fundit me shpërndarjen e Kuvendit dhe krizën për zgjedhjen e presidentit.

Në një postim në Facebook, Musliu ka përshkruar situatën si një paradoks politik, duke theksuar se institucionet më të larta të shtetit janë kthyer në arenë përplasjesh dhe inatesh, në vend që të jenë shembull i unitetit dhe garant i rendit kushtetues, raporton lajmi.net

“Përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po tregojnë qartë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me hallet reale të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.

Ajo në një postim tjetër shkruajti shkurt me ironi: “Ju kallë bishti dhelpres!”.

Postimi i saj i plotë:

Sot Kosova po përballet me një paradoks të madh politik.
Në vend që institucionet më të larta të shtetit të jenë shembull i unitetit, përgjegjësisë dhe garant i rendit kushtetues, ato janë kthyer në arenë përplasjesh dhe inatesh politike.
Përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po tregojnë qartë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me hallet reale të qytetarëve.
Kosova nuk ka nevojë për ego politike në majë të shtetit. Kosova ka nevojë për lidership që bashkon, që respekton institucionet dhe që punon për qytetarin. Shteti nuk është pronë e askujt. Udhëheqja e shteti është përgjegjësi, kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton ta udhëheqë./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz